kocka3

KBM trajnimet dhe edukimi

KBM trajnimet dhe edukimi

KBM ofron një spektër të gjerë të programeve për trajnim në fushën e menaxhimit njerëzor, Ligjin e Punësimit, respektimin e ambientit jetësor dhe shëndetit të njerëzve, alfabetizmin afarist, aftësitë e eksportit, menaxhimin e ndryshimeve.

Duke ndarë përvojë nga sektori real afarist, ne vazhdimisht po i avancojmë dhe zhvillojmë programet tona në pajtim me komunitetin afarist.

Në ditët tona, mjedisi i shpejtë dhe intensiv imponon avancimin e vazhdueshëm të menaxherëve dhe punonjësve. Në qoftë se nuk investoni në shkathtësitë dhe njohuritë, atëherë individi dhe ndërmarrja mbeten prapa.

Trajnimet e KBM kanë për qëllim t’u ofrojnë individëve dhe ndërmarrjeve informacione, shkathtësi dhe motivim, e ata më tej duhet ta kryejnë punën e vet dhe t’i arrijnë objektivat afariste të ndërmarrjes.

Trainerët tanë kombinojnë përvojën e vet nga praktika dhe teoria, posaçërisht në fushën e marrëdhënieve të punës, në Ligjin e Marrëdhënieve të Punës, zhvillimin njerëzor, shëndetin dhe sigurinë dhe ambientin jetësor, kontestat e punës, planet afariste, shkathtësitë specifike menaxheriale, menaxhimin e ndryshimeve.

Investimi në trajnim sot do të thotë investim në produktivitetin, njohurinë, ndershmërinë e punonjësve dhe kontributin për të ardhmen.

Nëse nuk jeni të sigurt se cilat janë nevojat për trajnim në ndërmarrjen Tuaj, mund të flasni me një anëtar të ekipit për trajnime të KBM, i cili me kënaqësi do të hulumtojë programet përkatëse për Ju. Ne ofrojmë dhe trajnime individuale në kompani.

Programet:

Trajnimi dhe këshillimi në kompani

A keni çfarëdo nevojash të posaçme për trajnim? Mbase programet për trajnim dhe edukim nuk janë pikërisht ato që i nevojiten kompanisë Suaj. KBM mund t’u ndihmojë. Ne në KBM disponojmë me një numër të madh të trajnimeve specifike, të cilat mund të përshtaten sipas nevojave Tuaja.  Ne në KBM do të bisedojmë me Ju për nevojat Tuaja, së bashku me Ju do të vlerësojmë se cilat janë nevojat aktuale në kompani dhe do të punojmë së bashku për hartimin e zgjidhjes së duhur për biznesin Tuaj.  Ne mund t’u ndihmojmë në: – Identifikimin e objektivave Tuaj afariste, duke theksuar nevojat Tuaja kryesore për trajnim.- Trajnimin e disenjuar me studime të rastit dhe shembuj që vijnë nga çështje reale të biznesit Tuaj.- Ne ofrojmë programe praktike me të cilat do të ndërtohet besimi dhe kompetenca për ata që menaxojnë njerëzit në biznesin Tuaj.- Rishikimi i ndikimit të trajnimit, për të siguruar kurse të duhura, në kohën e duhur me njerëzit e duhur. Gjithashtu, mund të sigurojmë një shërbim i cili është vendimtar për stafin e kompanisë, me teste të zhvilluara psiko-metrike. Ekipi jonë ka përvojë të gjerë në këshillimin e kompanive për resurset njerëzore dhe sigurinë, çështje që kanë të bëjnë me shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve dhe menaxherëve në kompani.  Ne do të jemi të lumtur të takohemi me Ju për të bisueduar rreth nevojave Tuaja për trajnim dhe për disenjimin e programit për trajnim, ose të bisedojmë për planin Tuaj për të ardhmen. Trajnimi personal mbi menaxhmentin Hulumtimet tregojnë se njerëzit që investojnë në trajnim dhe zhvillim janë të avancuar dhe më mirë arrijnë sukses në punën dhe karrierën е tyre. Kompanitë që investojnë në trajnim dhe zhvillim në kohë krize kanë për 2,5 herë gjasa më të mëdha për arritje të suksesit. Kompanitë që identifikojnë dhe praktikojnë detyra korporative të menaxherit patjetër duhet të fokusohen në: – Menaxhimin e punës tani dhe në të ardhmen- Menaxhimin e ekipit- Menaxhimin e individëve- Menaxhimin e konflikteve dhe vendimeve të rënda- Menaxhimin e vetvetes. Roli jonë është të mbështesim kompanitë të vendosura në mënyrë korporative dhe t’u ndihmojmë menaxherëve në realizimin e obligimeve që dalin nga kompetencat në të gjitha fushat në kompani. Trajnimet dhe këshillimet tona kanë të bëjnë me mënyrën reale të udhëheqjes së biznesit. Mësimi dhe trajnimi janë të rëndësishëm, megjithatë vendosja dhe aplikimi i praktikave menaxheriale janë çelësi drejt suksesit.