KBM në aktivitetet e veta ka prioritetet dhe planin e vet. Realizimi i planit dhe programit është në pajtim me Statutin e Organizatës.

Mënyra e punës, politika e veprimit, prezantimi i rekomandimeve, këshillimeve dhe mënyrës së komunikimit me anëtarët, publiciteti dhe partnerët social si instrument i përgjithshëm, gjenden në duart e biznesit, apo më saktësisht, të anëtarëve të KBM.

KBM nëpërmjet të aktiviteteve të veta siguron një mundësi të vetme për komunitetin e biznesit për:

Sigurimin e këshillave juiridke nga fusha e ekonomisë, drejtësisë, legjislacionit të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, sigurisë në përpunimin e produkteve ushqimore, e të tjera.

Prezantimi – ueb faqja, prezantimi elektronik, komunikimi me anëtarët, reklamimi në publikimet e veta – ueb, revistat mujore, gazetat mujore, broshurat, fletushkat, konferencat.

Trajnimet për menaxhment projekti, menaxhment fiannciar, planifikim, menaxhment në kohë krize, administrim korporativ, komunikim ndërkombëtar, negocim me punonjësit, kontrata pune.

Përfaqësimi i anëtarëve në konteste pune, marrëveshje kolektive, realizimi i dialogut në nivel të kompanisë, degës, veprimtarisë ekonomike.

Lobimi dhe përfaqësimi i interesave të anëtarëve në nivel të Qeverisë dhe Sindikatave, si dhe në nivelin evropian, në kuptimin e institucioneve dhe organizatave evropiane.

Sigurimi i informacioneve dhe shërbimeve këshilldhënëse për anëtarët e komunitetit të biznesit për çështje me interes të përbashkët, nga fusha e tatimimit, forcës së punës, trajnimit, sistemit juridik mbi industrinë, mbrojtjes së ambientit jetësor, propagandës dhe hulumtimit të tregut.

Hartimi dhe promovimi i propozimeve të argumentuara përpara Qeverisë dhe partnerëve social, për çështje të ndryshme nga fusha e biznesit dhe praktikave shoqërore.

Krijimi i mundësive për rrjetëzim më të lehtë afarist me kompani nga BE dhe nga vende të treta dhe organizimi i manifestimeve të ndryshme sociale, mundësi premtuese për komunitetin e biznesit evropian dhe lokal.

Sigurimi i informimit të rregullt për ndryshimet që kanë efekt mbi biznesin në vend, nëpërmjet të organizimit të punëtorive, seminareve dhe manifestimeve tjera.

Pjesëmarrja në procesin e krijimit të politikës së BE, nëpërmjet të vendosjes së lidhjeve efikase të punës me Komisionin Evropian dhe ambasadat e vendeve anëtarë të BE në Shkup.

Asistenca e ndërmarrjeve (anëtare dhe subjekte tjera juridike) për themelimin e kontakteve të dobishme afariste dhe sigurimi i informacioneve për partnerët afarist në vend dhe në Evropë