Konfederata e Biznesit e Maqedonisë (KBM) është themeluar në vitin 2001 dhe fillon punën e vet si Shoqatë e Punëdhënësve, e cila artikulon, përfaqëson dhe mbështet interesat e anëtarëve të saja dhe interesat e bizneseve në vend. Sot anëtarësia e KBM numëron 8.500 kompani, të bashkuara në 13 shoqata afariste, me dy zyra rajonale në Prilep dhe Tetovë dhe zyrën qëndrore në Shkup. Përveç përfaqësimit dhe lobimit për interesat e anëtarëve të vet, KBM paraqet një katalizator për vënien në pah të komunitetit afarist dhe një nxitës të dialogut social dhe marrëdhënieve industriale në vend.
Duke promovuar konceptin e udhëheqjes së përgjegjshme të biznesit, ne po inkurajojmë qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe zhvillimin afatgjatë të kompanive.
Njohuritë dhe qëndrimet e Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë po bazohen mbi komunikimin e vazhdueshëm me anëtarësinë – hulumtime të thelluara, analiza dhe matje të gjendjeve në fusha të ndryshme të veprimit shoqëror në nivelin lokal, kombëtar dhe rajonal.
Nëpër vitet, ne vazhdimisht po bëjmë përpjekje për ta përmirësuar klimën afariste në RM dhe po kërkojmë ndryshime të cilat do t’i ndihmojnë bizneset ta fuqizojnë pozitën e vet në shoqëri. Si Konferederatë e Bizneseve e Maqedonisë, ne po e ndjekim mënyrën e sjelljes së ligjeve dhe akteve nënligjore, por do të vazhdojmë dhe më tej me kërkimin e mënyrave për lehtësimin e barrierave byrokratike dhe përmirësimin e klimës në R. e Maqedonisë. Po vazhdojmë ndërtimin e bashkëpunimit me anëtarët dhe partnerët tanë, si dhe përfaqësimin e interesave të tyre, nëpërmjet të raportimit të rregullt për progresin. Në esencë, Konfederata e Biznesit e Maqedonisë, së bashku me anëtarët e vet vepron në drejtim të përfaqësimit të interesave të anëtarëve dhe komunitetit të biznesit dhe vazhdimisht po angazhohet për pakësimin dhe pezullimin e barrierave në biznes.

Dëshira e sinqertë e Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë është që ta inkurajojë Republikën e Maqedonisë të bëhet një vend ku po bëhet e sigurt dhe ia vlen të kihet biznes, të bëhet një vend ku mund të jetohet mirë, në mënyrë të dobishme dhe me mirëqenie të plotë.