kocka2

Iu bashkëngjit KBM

Iu bashkëngjit KBM 

Anëtarësia e KBM është e hapur për të gjitha bizneset. KBM me krenari përfaqëson bizneset e ndryshme me anëtarësi nga më se 8.500 biznese maqedonase; kompani të brendshme ne rritje, kompani multinacionale, kompani të mëdha dhe të vogla, të përfshira në të gjithë sektorët e ekonomisë. Si anëtare e KBM, kompania Juaj mund të ketë dobi nga shërbimet afariste jetike, duke përfshirë këtu dhe shërbimet tona për zhvillimin e resurseve njerëzore, këshillat afariste, këshillimet dhe eventet afariste anembanë vendit, madje dhe rrjetëzimin në nivelin ndërkombëtar në drejtim të zhvillimit të biznesit. Anëtarë tanë janë korporatat, kështu që është në dobinë Tuaj dhe të stafit Tuaj, e jo vetëm të një individi të vetëm.

 

Bëhu anëtar për të përfituar dhe për të ndikuar:
• Përfaqësimi: Lobimi i aktivitetit në industri, në nivelin rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.• Ndikimi: Mundësia për t’u bashkëngjitur në grupe pune dhe për të fituar një qasje të drejtpërdrejtë në rekomandimet politike për një spektër të gjerë të çështjeve të biznesit.• Njohuritë: një qasje unike në trendet e tregut dhe në analizat e hollësishme sektoriale.• Mbështetja rajonale: Mbështetje praktiko-afariste nga zyrat e veta rajonale, duke i përfshirë dhe eventet lokale dhe mundësitë e lidhjes në rrjete.• Udhëzimet afariste: një sërë udhëzimesh falas për çështjet kryesore afariste, duke përfshirë këtu resurset njerëzore dhe praktikën më të mirë.• Rrjetëzimi dhe eventet: qasja në më tepër se 20 evente në nivelin kombëtar, të cilat ofrojnë mundësi të mëdha të rrjetëzimit dhe realizimit të kontakteve ndërkombëtare dhe kombëtare të biznesit në të gjithë sektorët.• Shërbimet për resurset njerëzore: Mbështetja e ekspertëve për marrëdhëniet me punonjësin, marrëdhëniet industriale dhe politikat dhe procedurat për resurset njerëzore.• Menaxhimi online i resurseve njerëzore: Qasja ekskluzive e përmbajtjeve profesionale të Ligjit mbi Marrëdhëniet e Punës, kushtet e sqaruara dhe lehtë të kuptueshme me udhëzues praktik.• Trajnimet dhe shkathtësitë: qasja në një spektër të gjerë të trajnimit dhe menaxhimit dhe aftësitë profesionale.