kocka5

Integriteti i biznesit!

Integriteti i biznesit!
Integriteti i biznesit, etika dhe transparenca janë themeli për një udhëheqje të ndershme dhe të përgjegjshme të biznesit. Megjithatë, vetëm deri në atë çast kur kompania i përkushtohet bërjes së tij një pjesë përbërëse të veprimtarisë së vet afariste.
Në KBM, harmonizimi afarist është parametri elementar për BIZNESIN “GJUMË I QETË”, udhëheqja e harmonizuar e biznesit (sipas ligjeve dhe sipas normave etike afariste), kërkon një përkushtim të vazhdueshëm në punën e çdo kompanie në bazë ditore. Nga pakësimi i rreziqeve e deri tek respektimi i skrupullt i ligjeve dhe rregullativave, harmonizimi është mishëruar në “DNA” e kompanisë, dhe për të qenë e dukshme në të gjitha praktikat dhe përpjekjet për pakësimin e rreziqeve, proceset etike të sjelljes së vendimeve dhe politikave për menaxhim korporativ. Prandaj, Konfederata e Biznesit e Maqedonisë zellshëm beson se po bëhet puna e duhur në mënyrën e duhur dhe të drejtë dhe se është mënyra e vetme e udhëheqjes së biznesit.
Thjeshtë, është kjo një gjë që e bëjnë punëdhënësit e ndershëm, liderë në kompaninë dhe biznesin e vet.

Etika e biznesit!
Koncepti i etikës së biznesit vjen nga gjëra nga më të ndryshmet lidhur me njerëz të ndryshëm, por në përgjithësi paraqet një drejtim i cili thekson se çka është e mirë dhe e preferuar për vendin e punës. Etika e biznesit përfaqëson veprimet e përgjijthshme, të pranueshme dhe dinjitoze, të cilat përfshihen në nocionin e punës qëllimmirë afariste, sa iu përket efekteve të produkteve/shërbimeve, si dhe në marrëdhëniet me partnerët afarist dhe gjithë palëve të interesuara. Duhet t’i kushtohet vëmendje etikës së biznesit, sidomos gjatë kohës së ndryshimeve të rëndësishme – kur menaxherët po përballen me marrëveshje të rëndësishme biznesi, pavarësisht nëse do të jetë kjo gjë nga aspekti i fitimit apo jofitimprurës. Në kohën e ndryshimeve fundamentale, vlerat që paraprakisht u morën si “shkel e shko”, tanimë po vihen nën një pikëpyetje të madhe. Shumica e këtyre vlerave nuk duhet të ndjeken, por duhet të ripërtërihen dhe zbatohen vazhdimisht. Si rrjedhojë, akoma nuk ekziston një kompas i qartësuar moral i cili do t’i udhëhiqte liderët, biznesmenët, punonjësit nëpër kompleksin e dilemave për atë se çka është e mirë dhe çka është e keqe dhe çka duhet të merret si drejtim për një biznes fitimprurës.

Vëmendja kushtuar etikës në vendin e punës e mpreh ndjenjën e veprimit tek liderët/menaxherët dhe punonjësit për atë se si duhet të punojnë. Mbase dhe më e rëndësishmja, vëmendja kushtuar etikës në vendin e punës paraqet një kompas të fuqishëm moral për menaxherët për t’u përballur gjatë kohës së ngatërrimeve dhe gjatë kohës së krizës. Prapseprap, vëmendja kushtuar etikës së biznesit siguron dhe përfitime të numërta, siç janë përfitimet që janë numëruar më poshtë në këtë dokument. Ju lutemi, kini parasysh se do të ketë reagime për etikën e biznesit, për sa iu përket normave të “kryerjes së punës së duhur”, të cilat i pohojnë frazat të njohura mirë “sillu mirë”, “mos mashtro”, “bëhu i sinqertë”, “bëhu i ndershëm në punë” dhe kështu, ata njerëz që do ta kundërshtojnë këtë që u tha më lartë, nuk po e kuptojnë me seriozitet etikën e biznesit. Për shumicën nga ne, këto parime mund të jenë zgjidhja e duhur gjatë gjendjeve të stresit dhe krizës. Si rrjedhojë, etika e biznesit mund të jetë një ilaç parandalues për biznesin. Sido që të jetë, këtu përmenden dhe shumë përfitime tjera nga menaxhimi i etikës në vendin e punës.