Objektivat global për zhvillim të qëndrueshëm*
Objektivi 1
Dhënia fund varfërisë, në të gjitha format e saja, gjithandej.
Objektivi 2
Dhënia fund urisë, sigurimi i qasjes në ushqim, përmirësimi i të ushqyerit dhe promovimi i bujqësisë së qëndrueshme.
Objektivi 3
Sigurimi i jetesës së shëndetshme dhe promovimi i mirëqenies për të gjithë, në të gjitha moshat.
Objektivi 4
Sigurimi i arsimimit përfshirës, të barabartë dhe cilësor, si dhe promovimi i mundësive të mësimit të përjetshëm për të gjithë.
Objektivi 5
Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave dhe vajzave.
Objektivi 6
Sigurimi dhe administrimi i qëndrueshëm i ujërave, si dhe i kushteve sanitare për të gjithë.
Objektivi 7
Sigurimi i qasjes drejt energjisë së pranueshme, të sigurt dhe të qëndrueshme për gjithësecilin.
Objektivi 8
Promovimi i rritjes së vazhdueshme, përfshirëse dhe të qëndrueshme ekonomike, punësimi i plotë dhe produktiv dhe puna dinjitoze për të gjithë.
Objektivi 9
Ndërtimi i një infrastrukture të rezistueshme, avancimi i përfshirjes dhe industrializimit të qëndrueshëm dhe inkurajimi i novacionit.
Objektivi 10
Pakësimi i jobarazisë, në, dhe mes vendeve.
Objektivi 11
Angazhimet për krijimin e qyteteve dhe lagjeve që janë përfshirëse, të sigurta, rezistuese dhe të qëndrueshme.
Objektivi 12
Arritja e konsumit të qëndrueshëm dhe e modeleve të qëndrueshme të prodhimtarisë.
Objektivi 13
Marrja e masave urgjente për luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe ndikimit të tyre.
Objektivi 14
Ruajtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i oqeaneve, detërave dhe botës detare për një zhvillim të qëndrueshëm.
Objektivi 15
Mbrojtja, ripërtëritja dhe promovimi i shfrytëzimit të qëndrueshëm të ekosistemeve tokësore, menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve, lufta kundër shkatërrimit dhe degradimit të tokës dhe ndërprerja e humbjes së biodiversitetit.
Objektivi 16
Promovimi i shoqërive paqësore dhe përfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm, sigurimi i qasjes në drejtësi për të gjithë dhe ndërtimi i institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe përfshirëse në të gjitha nivelet.
Objektivi 17
Fuqizimi i mënyrave të implementimit dhe revitalizimit të partneritetit global për zhvillim të qëndrueshëm.
Disenji i ueb faqes është mbështetur nga Avancimi i Dialogut Social. Projekti po financohet nga Bashkimi Evropian dhe po implementohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
|