Misioni
Misioni i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë është që të ndihmojë për nxitjen dhe përmirësimin e ambientit të biznesit në Maqedoni, për ndërtimin e partneriteteve, për zhvillimin e dialogut tripalësh, për nxitjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë maqedonase dhe të zhvillimit të bizneseve në bazë të transparencës dhe etikës afariste.
Vizioni
Krijimi i politikës afariste për zhvillimin e ekonomisë, e cila do të mundësojë kushte për mbajtjen e një biznesi të mirë dhe prosperitet për Republikën e Maqedonisë, ku puna do të shpërblehet në mënyrë dinjitoze dhe ku po përkrahen idetë afariste.
Vlerat
Parimet bazë të punës dhe ekzistencës sonë po bazohen mbi vlerat në të cilat besojmë dhe i respektojmë.
Partneriteti dhe bashkëpunimi – anëtarët tanë, partnerët tanë dhe bashkëpunëtorët tanë paraqesin bazën e ekzistimit dhe veprimit tonë.
Risitë dhe njohuritë – kemi prirje për perfeksion në punë, ne inkurajojmë kreativitetin dhe novacionet nëpërmjet të promovimit të qasjeve të reja në dhënien e produkteve dhe shërbimeve.
Transparenca – i jemi përkushtuar sjelljes së vendimeve në mënyrë transparente, të përgjegjshme dhe të informuar, në bashkëpunim me anëtarët tanë.
Qasshmëria dhe përfshirja – ne përfaqësojmë parimet e qasshmërisë së të gjitha shërbimeve tona, për të gjithë, pa asçfarë barrierash dhe diskriminimesh, duke u angazhuar për një përfshirje sa më të madhe të të gjithë anëtarëve dhe partnerëve në përfaqësimin e interesave të ndërmarrjeve të mëdha, të mesme dhe të vogla.
Ndërmarrjet shoqërisht të përgjegjshme – në kuptimin e punës së ndershme, etike dhe antikorruptuese.